Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion: Ka lexuar edhe librin tim [video]
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij pas skenave dhe takimet me disa nga yjet më të mëdhenj botërorë.
Ai ka folur për aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, të cilin e konsideron idhullin e tij më të madh.
“Leonardo DiCaprion e kam idoll më së shumti. Leonardo DiCaprio më ka dashur më shumë kur kam bërë shaka me të. Nuk më ka dashur kur iu kam ngjitur unë”, u shpreh Ludo Lee.
Banori i ri shtoi se perceptimi i tij ndaj aktorit ka ndryshuar me kohën.
“Kur e kam ndërruar lojën s'kam qenë fans i tij. U ndryshua loja, edhe librin tim e ka lexuar”, tha ai.
Deklaratat e Ludo Lees kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Kosova, duke ngjallur kuriozitet rreth eksperiencave të tij personale me yjet ndërkombëtarë dhe mënyrën se si e percepton idhullin e tij në botën e filmit.
Krahas tij, ai është takuar edhe me Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner, Kendall Jenner etj. /telegrafi