Këngë për Gazën në FEST64, këngëtari Vlashent Sata: Ne vijmë nga një gjenocid në Kosovë, absurde që lufta të jetë aktualitet në vitin 2025

Këngë për Gazën në FEST64, këngëtari Vlashent Sata: Ne vijmë nga një gjenocid në Kosovë, absurde që lufta të jetë aktualitet në vitin 2025

Showbiz December 18, 2025 - 15:06

Këngëtari i njohur shqiptar Vlashent Sata ka qenë i ftuar i natës së parë në Festivalin e Këngës në RTSH, i cili ka nisur mbrëmë edicionin e 64-t.

Sata performoi këngën e tij “Duart lart”, e cila ka lindur nga një imazh që kishte parë këngëtari në luftën në Gazë.

Këngëtari u shpreh se kemi jetuar gjenocidin në Kosovë, ndërsa e cilësoi absurde që lufta është aktualitet edhe në vitin 2025, transmeton Zeri.info.

“Ishte imazhi i një ushtari që kishte mbështetur pushkën në trupin e një djali 9-10 vjeç, djali ulet me dorën në plagë, thërret të atin dhe shtrihet dhe mbaron, ishte një imazh që nuk më la të flija dhe u çova dhe shkrova këtë këngë”.

“Ne vijmë nga një gjenocid i yni në Kosovë, kemi jetuar luftë dhe është absurde që lufta është në aktualitet në 2025-tën”, tha Sata në skenën e FEST64, pasi përfundoi interpretimin emocionues. /Zëri