Benita për Elijonën: Po viktimizohet me tragjedinë e familjes
Showbiz
December 17, 2025 - 18:28
Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga fillimi i këtij Big Brotheri.
Ajo ka thënë se banorja po viktimizohet duke përdorur tragjedinë e familjes.
Në një diskutim me Labinot Rexhën, këngëtarja shtoi se banorja doli keq në Prime.
"Është vetëm hije edhe mbet. Ata e kanë hije pak përmas aty se ec shpejt. Të gjitha false janë, e di unë", tha ajo.
"Që nuk e do publiku e do se u viktimizua deri në pikën e fundit e ka historinë e fortë", shtoi ndër tjerash.
Elijona ndërkohë ka rrëfyer se në vitin 2021 i ka vdekur nëna dhe motra në një aksident me autobus.
E veç kësaj, pati një rast me familjen në Gjermani edhe kur ishte e vogël. /telegrafi