“Diamond”, kënga e re e Taynës

“Diamond”, kënga e re e Taynës

Showbiz December 14, 2025 - 19:19

Tayna, një nga artistet më të njohura të skenës muzikore shqiptare, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, titulluar “Diamond”.

Kjo këngë vjen në një datë shumë të veçantë për artisten, pasi shërben si një dhuratë e saj për publikun, pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Projekti “Diamond” ka një peshë të madhe personale dhe artistike për Tayna-n, pasi ajo vetë ka shkruar melodinë dhe tekstin e këngës.

Përsa i përket produksionit muzikor, kënga është Prodhuar nga Avram dhe Mixey, dyshe kjo që i ka dhënë ritmin dhe tingullin unik këngës.

Një pjesë e rëndësishme e lansimit është edhe ana vizuale. Klipi i këngës u realizua nga ‘Basement’, të cilët kanë sjellë një video me stil dhe cilësi të lartë, duke përmbyllur kështu një projekt të plotë dhe të kuruar në detaje.