“Mos ma përmend nënën”, eskalon Labi duke i bërtitur Bias
Një përplasje e papritur ndodhi mes Labit dhe Bias.
Në një video të publikuar në TikTok, Labi dëgjohet duke thënë: “Aroma më e mirë është e nënës sime”.
Bia keqkupton dhe i thotë: “Pse nga e di si e ka erën nëna jote?”
Ndërsa Bia mendon diçka tjetër, i thotë: “Je kurioz? Është incest”.
Labi më pas përshkallëzon debatin, duke i thënë Bias: “Pse s’ke hyrë në TikTok për t’i reklamuar sendet?”, dhe bën me dorë nga gjoksi.
Bia pyet: “Kush, nëna jote?”
Këtu Labi eskalon: “Kujdes, kujdes, hera e parë edhe e fundit”.
Bia pyet: “Çka? Ti the”.
Labi ngrihet në këmbë dhe fillon të bërtasë: “Kujdes, hera e parë dhe e fundit po të them, kujdes!” Ai i afrohet Bias dhe shton: “Kujdes se ec prej shtëpisë”.
Bia thotë: “Rri urtë, mos ma rruaj”.
Labi përgjigjet: “Mos ma përmend nënën”.
Në një moment, Bia kërkon ndihmë për përkthim nga Klodi, pasi nuk e kuptonte se për çfarë po bëhej fjalë.
“Unë nuk kuptova”, sqarohet Bia më vonë.
Ky moment nxiti reagime të shumta në rrjet, teksa fansat komentuan për tensionin që u krijua dhe mënyrën se si dy banorët përballuan përplasjen.