Fjolla kapet me Shkurtën, ia sqaron fjalën “ubicë” dhe i bën “terk” para fytyrës: S’ka lojë me mu [video]

Fjolla kapet me Shkurtën, ia sqaron fjalën “ubicë” dhe i bën “terk” para fytyrës: S’ka lojë me mu [video]

Showbiz December 12, 2025 - 13:56

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu, ka kërkuar sqarim nga Fjolla Morina për shprehjen “ubicë” të thënë ndaj saj.

Fjolla e ka sqaruar duke thënë se këtë fjalë e ka përdorur për shikimin, siç tha ajo, “vrasës” që ia ka bërë Shkurta.

Por debati mes tyre ka vazhduar, ku Fjolla i është drejtuar Shkurtës duke i thënë se me të s’mund të bëjë lojëra të tilla.

“Po shumë keq, vrasëse, qysh më ke shiku. Ishalla të kanë kapur kamerat. Këtë fjalë e përdorin të gjithë, Shkurta, se e di ku po dëshiron të dalësh. Të gjitha gjuhët i di nga pak, edhe duhet t’i dish se të del punë. Me mua nuk mund të luash lojëra të tilla, viktimizime, harroje”.

‘’Kishe nuk e di çka është… E di shumë mirë çka është, Shkurta, se mbiemrin nuk po ta di kush je. Nuk bën ta shikosh dikë ashtu kur është duke ngrënë bukë, oj shoqe’’, është shprehur ajo.

Më pas ajo është larguar nga tavolina ku po qëndronin, ndërsa Shkurta ka vazhduar të flasë.

Fjolla ka insistuar se nuk dëshiron ta vazhdojë diskutimin, duke ia kthyer shpinën dhe duke i bërë “twerk”.

Shkurta ka insistuar ta vazhdojnë bisedën dhe i ka kërkuar asaj që të mos i vendosë mure e të mos ikë.

“Mos më vendos mure. Ti je ajo që po ikën nga unë, jo unë nga ti. E di që je king, por nuk e di pse kingu po ikën, mos ik. Unë jam gëzuar që ke ardhur, të kam përqafuar dhe të kam uruar mirëseardhje. Mua nuk m’i vret sytë ti. Unë nuk të urrej ty hiç, se nuk i urrej njerëzit për asgjë, hiç, sikur ti”, ka thënë ajo.

Fjolla ka qenë e vendosur se nuk dëshiron ta vazhdojë debatin me Shkurtën.

“Ta bëj murin unë. Nuk ke shans ti me mua të debatosh dhe më lë rehat”, ka përfunduar Fjolla.