Po vjen “TSN”, albumi i dytë i Yll Limanit!

Po vjen “TSN”, albumi i dytë i Yll Limanit!

Showbiz December 10, 2025 - 19:28

Pas disa javësh pritjeje dhe një serie paralajmërimesh misterioze me inicialet TSN, këngëtari i dashur Yll Limani më në fund ka zbuluar se çfarë fshihej pas tyre.

Dhe u zbulua më në fund! Projekti i shumëpritur është një album.

Ai shpërndau lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë detajet e albumit të tij të dytë, i cili titullohet “THIRRËM SOT OSE NESËR” (TSN).

Albumi i ri do të lançohet më datë 18 dhjetor 2025.

Yll Limani e përshkruan atë si “emocional” dhe si pasqyrim të dy viteve të tij të fundit. Projekti përmban plot 16 këngë dhe Ylli e dedikon atë “për historitë që nuk kryhen kurrë, që janë aty edhe pse nuk mund të ndodhë prapë… sot ose nesër”.

Lista e këngëve, e zbuluar nga artisti, është shumë premtuese dhe përmban tituj si “Ajr”, “O sa mirë pa ty”, “Era”, “Rruga”, “Taxi”, si dhe plotë këngë të tjera.

Me 16 hite, fansat do të kenë mundësinë të shijojnë një koleksion të gjerë emocional, të përpunuar nga Yll Limani me “zemër të thyer dhe kuriozitet”. /Prive By Liberta Spahiu

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)