Bleona Qereti shkëlqen në ballinën e “Vogue”
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ka shënuar një arritje madhore në karrierën e saj, duke u ngjitur në majat e modës botërore. Ajo është shfaqur në ballinën kryesore të edicionit prestigjioz amerikan të revistës “Vogue” (Botimi për Amerikën Latine).
Ikonë e Stilit dhe Kujdesit për Veten
Në fotografinë kryesore të editorialit, Bleona shfaqet si një divë, e veshur me një fustan elegant në ngjyrë të zezë, të krijuar nga stilistë të njohur, ndërsa aksesorët me diamante nga Bulgari plotësojnë pamjen e saj luksoze.
Revista prestigjioze e prezanton Bleonën si një superyll të dashur dhe një ikonë pop për disa breza.
Megjithatë, kësaj radhe fokusi i editorialit nuk është te skena apo tapeti i kuq, por te thelbi i filozofisë së saj për bukurinë. Artikullli e trajton bukurinë si: Sstil personal, disiplinë, qëndresë.
Në intervistën e botuar, Bleona ndan me lexuesit disa mësime të vlefshme rreth kujdesit për veten, pamjes dhe mënyrës se si ndërton imazhin e saj të fuqishëm.
Rrëfimi nuk jepet me tone teorike, por përmes historive dhe eksperiencave konkrete nga rrugëtimi i saj i gjatë mes Shqipërisë, Evropës dhe Hollivudit.
Kjo arritje e jashtëzakonshme në një revistë të tillë ka bërë që Bleona të ndihet tejet krenare për suksesin e saj ndërkombëtar./Prive By Liberta Spahiu