Dalin pamje të Edit në kohën kur bënte muzikë [video]

Dalin pamje të Edit në kohën kur bënte muzikë [video]

Showbiz December 09, 2025 - 12:15

Disa video të Eduard Kuçit, i njohur si Edi, kanë dalë së fundmi në publik, duke zbuluar pjesë të së kaluarës së tij muzikore.

Para disa viteve, Eduardi kishte qenë pjesë e një labeli muzikor dhe kishte realizuar disa këngë si reper.

Këngët dhe klipe të tij, të cilat janë fshirë nga YouTube, tani janë bërë publike dhe kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët po i shohin për herë të parë performancat e tij të dikurshme.

Dalja e këtyre materialeve ka nxitur komentet e ndjekësve, disa prej të cilëve shprehen të befasuar nga stili i tij i mëparshëm si reper.

Ky rikthim në vëmendje tregon një tjetër dimension të Edit, meqë është tërhequr që një kohë.

Edit duket se nuk i pëlqen kjo periudhë meqë ka vendosur që t'i fshij të gjitha.

I njëjti theksoi ditë më parë se ka qenë i ri dhe se tani nuk e sheh veten në muzikë. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë (@marengoferizaj_)