Çka po vjen? Xheneta kokë me kokë me këngëtarin e njohur
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, njëherësh opinionistja e Big Talk Xheneta Fetahu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Së fundmi, ajo ka befasuar ndjekësit duke u shfaqur krah këngëtarit të njohur, Taulant Bajraliu.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, dyshja shihen duke pozuar shpinë më shpinë, në një atmosferë që sugjeron një afrimitet të veçantë. Ky imazh ka mjaftuar që rrjeti të “zijë” nga dyshimet: A ka diçka më shumë mes tyre apo është thjesht punë?
Përshkrimi i fotos, i cili mban datën “10.12.2025” dhe orën “17:00”, së bashku me emojin e një alarmi, jep sinjalin e qartë se diçka po vjen.
Xheneta dyshoher se do të jetë protagonistja kryesore në videoklipin më të ri të Taulantit, një lëvizje kjo e zgjuar marketingut duke pasur parasysh popullaritetin e saj aktual.
Kimia artistike mes të dyve duket premtuese që në foton e parë, por për të zbuluar të plotë surprizën, na duhet të presim datën 10 Dhjetor. /Prive By Liberta Spahiu