Dafina për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta dhe sa e rëndësishme është të japim dashuri
Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ndërroi jetë një javë më parë.
Ai vdiq nga sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali.
Të shumtë ishin miqtë e kolegët që shprehën ngushëllime për të e thanë fjalët më të mira.
Këtë herë ka qenë Dafina Zeqiri, e cila i ka bërë sërish një dedikim prekës.
Postimi i plotë i Dafinës (pa ndërhyrje):
"Çdo ditë që kalon, të kujtojmë Shpat Kasapi.Edhe pse jeta po kthehet ngadalë në rutinë, prezenca jote dhe muzika jote mbesin me neve.
E çmojmë njeriun që ke qenë, artin respektin që e ke fituar gjithmonë me shpirt të pastër.
Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta, e sa e rëndësishme është me dhënë dashuri, mbështetje e mirësi, sa jemi gjallë.
Urojmë që ata njerëz që janë të lënduar, me gjet qetësi, me liru negativitetin, me u shëru, e me zgjedh veç dashurinë". /telegrafi
