Ndërsa Edi po vuan për të, Dolce në “Grande Fratello” e injoron lidhjen me të

Ndërsa Edi po vuan për të, Dolce në “Grande Fratello” e injoron lidhjen me të

Showbiz December 03, 2025 - 10:44

Dolce të hënën i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Itali, "Grande Fratello".

Ajo shkoi për një javë në formatin e njohur si një marrëveshje që u bë me produksionin në Kosovë.

Megjithatë konkurrentët në reality shoun në vend nuk janë në dijeni dhe nuk kanë informacione për fatin e saj.

E Dolce atje tha se nuk është në një lidhje duke mohuar raportin që nisi me Eduard Kuçin.

Ky i fundit përgjatë kësaj kohe e ka përmendur vazhdimisht dhe është parë edhe duke qarë e vuajtur për të.

Në një moment tjetër, Dolce tha: "Epo jam lidhur me një person pak më shumë, por nuk është nga dashuria".

Kjo ka lënë të nënkuptohet se nuk ka marrëdhënie emocionale me të, thjesht mund të ketë bërë për lojë. /telegrafi

Image
Image