Restoranti “La Dua” në Meksiko City dedikuar Dua Lipës

Restoranti “La Dua” në Meksiko City dedikuar Dua Lipës

Showbiz December 03, 2025 - 09:07

"La Dua" është restoranti i përkohshëm që u hap në Meksiko Siti, ku po kremtohet për mbërritjen e yllit Dua Lipa e cila po përmbyll turneun e saj Radical Optimism në kryeqytetin meksikan.

Fansat e saj deri më 5 dhjetor sa do të qëndrojë hapur restoranti, do të qerasen me ushqime të ndryshme.

Në listën e ushqimeve përfshihen nga ato të popullarizuara në Meksikë, tako tri llojesh.

Në mesin e tyre është tako që u pagëzua ‘Taco Radical Optimism’, e cila vjen me mish viçi dhe djathë të shkrirë. Në këtë meny që kushton 13.60 dollarë amerikan, përfshihet edhe një supë dhe një pije sipas dëshirës.

Ky shitës ka thënë se Dua Lipa është këngëtarja e tij favorite, dhe duke parë këtë përvojë në këtë restorant, mendon se është diçka unike për të gjithë të pranishmit atje.

Dizajnuesja Alejandra Aviles ka thënë se atje është çdo gjë mirë.

Përgjegjësit e këtij restoranti vlerësojnë se numri i darkuesve e atyre që ushqehen në këtë restorant bazuar në turneun e Dua Lipës ka arritur në 800, ndërkaq presin që ditët në vijim të ketë numër edhe më të madh të tyre.

Fernanda Reyes e cila është studente për Administrim Biznesi ka thënë se ndihet mirë atje, se ndien sikur Dua Lipa ka hapur restorant të takove, se ajo mendon për ta. E ku ka më mirë për meksikanët se takot?

Veç ushqimeve, ky restorant ndanë edhe dhurata, në mesin e tyre edhe një kalendar për vitin 2026 me fotografi të Dua Lipës.

Sipas agjencisë për statistikat nacionale meksikane, tako është ushqimi më i preferuar i meksikanëve. 70% e meksikanëve preferojnë takot si ushqimin kryesor të tyre. Të dhënat nga kjo agjemci po ashtu tregojnë se 90 për qind e popullatës në Meksikë hanë tako së paku një herë në javë.

Preferencën e tyre për këtë ushqim e dëshmon numri i ‘takerive’ që arrin në 10.900 në Meksiko City. /21Media