Londrimi dhe Klodiani po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen me afërsinë mes tyre në BBVK 4 [video]

Londrimi dhe Klodiani po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen me afërsinë mes tyre në BBVK 4 [video]

Showbiz November 28, 2025 - 21:32

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 po ofrojnë momentet më të komentuara për këtë sezon, dhe Londrim Mekaj me modelin Klodiani nuk kanë munguar në qendër të vëmendjes.

'Gjatë gjithë javës, dyshja është parë në momente shumë të afërta, duke shkëmbyer përqafime dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, gjë që ka tërhequr syrin e ndjekësve.

Ky afrim i tyre ka bërë që banorët të komentohen shumë në rrjetet sociale, ku fansat ndajnë opinione të ndryshme dhe interpretojnë këto momente si shenja të një lidhjeje të veçantë mes tyre.

Së fundmi, një video që ka bërë xhiron e rrjetit Twitter tregon dyshjen duke vallëzuar së bashku në shtëpi, duke kryer disa lëvizje mjaft sensuale, të cilat kanë rritur edhe më shumë interesimin e ndjekësve dhe kanë bërë që ky moment të bëhet viral.

Ky afrim i Londrimit dhe Klodianit duket se është një nga temat më të diskutueshme këtë javë në shtëpinë më të madhe të vendit, duke lënë fansat të kërkojnë çdo detaj të ri për marrëdhënien e tyre. /telegrafi