Pas deklaratës “gjyshja ime serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës reagon: Shprehje e gabuar nën presion emocional
Familja e Sasa Hodës, banores së Big Brother VIP Kosova, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj.
Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht.
Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes.
Ata rikujtojnë se gjyshja, pavarësisht prejardhjes, ka qenë gjithmonë një njeri me zemër të madhe dhe me një shpirt të thellë human.
Sipas tyre, ajo ka shërbyer komunitetin me mirësi, duke ndihmuar familje të ndryshme gjatë periudhave të vështira të luftës, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe ka qëndruar pranë njerëzve në nevojë. Për këtë arsye, ajo njihet gjerësisht në qytet si shembull i vlerave të mira njerëzore.
Familja thekson se deklarata e Sasës është keqinterpretuar dhe se reagimet e publikut po i japin një drejtim të gabuar fjalëve të saj.
Ata ndihen të detyruar të vendosin të vërtetën në vend, me qëllim që një shprehje e rrëshqitur të mos dëmtojë figurën e një gruaje që ka bërë vetëm vepra të mira gjatë gjithë jetës.
Në vazhdim, ata shtojnë se humanizmi i gjyshes është trashëguar edhe te Sasa, të cilën sipas tyre shumë njerëz e njohin për mirësinë dhe karakterin e saj.
Në fund të deklaratës, e publikuar në profilin zyrtar të Sasës në Instagram, familjarët sqarojnë kuptimin e shprehjes së përfolur. Ata theksojnë se fraza “paloi 10 shqiptare” ishte thënë me idenë se gjyshja e tyre ka pasur vlera “sa dhjetë shqiptare”, e jo në ndonjë kuptim negativ ose ofendues.
Me këtë sqarim, ata shpresojnë të largojnë çdo keqkuptim dhe të rikthejnë respektin për figurën e gjyshes. /telegrafi