Për herë të parë një romancë mes dy djemve në Big Brother VIP Kosova?
Po ndodh diçka shumë interesante në “Big Brother VIP Kosova”: publiku shqiptar (ai publiku me histori të gjatë homofobie, paragjykime dhe etiketime që janë trashëguar brez pas brezi) po bën diçka krejt të papritur. Po “i lidh” dy burra, shkruan revizta Anabel.
E kemi fjalën për Londrimin dhe Klodin. Dy konkurrentë, dy personazhe të forta, plot energji, karizëm dhe humor, të cilëve ndjekësit po u montojnë video romantike me zemra, fishekzjarre, lëvizje të ngadalta. Pak a shumë si videot që postonin për çdo histori të mundshme dashurie në reality show.
@ydmiisg my duo <3 #bigbrotherkosova #bbvipks #londrim #klodiani #klodrim ë son original - ydmiisg
Gjëja më interesante? Askush nuk po debaton “janë apo s’janë homoseksualë”. Askush nuk po përqendrohet tek orientimet, etiketimet apo preferencat e tyre. Thjesht njerëzve po u pëlqejnë bashkë.
Raporti i tyre e ka kaluar atë fazën klasike të dy burrave që kanë një shoqëri të këndshme bashkë, si për shembull Ilir Shaqiri dhe Sabiani. Publiku po sheh dy djem që kanë kimi, energji të mirë, humor dhe komunikojnë këndshëm me njëri-tjetrin. Dhe njerëzit po thonë: “Ooo, sa bukur do të ishin bashkë”.
Disa komente: "Shpresoj të lidhen bashkë", "Do ishte bukur të lidheshin", "Jam investuar te raporti i tyre", "Sa shumë dua të jenë bashkë", "Po ndodh një fenomen kulturor", "Njerëzit duan që këta të dy të lidhen; zemra ime po shërohet" etj.
Një sqarim i rëndësishëm: As Londrimi, as Klodi nuk kanë deklaruar ndonjë pëlqim ose interes romantik. Asnjë prej të dyve nuk ka dhënë deklarata për orientimin seksual. Pra, gjithçka që po ndodh është produkt i fantazisë kolektive të popullit. Në vend të dramës, për herë të parë kemi një love story që ekziston vetëm në imagjinatën e publikut.
@paksheqer na plasen more ë #bigbrothervipkosova #klodrim #shqiptaretneperboteë #bbvipks4 #bigbrotherkosova ë hotel guitar solo - Liam
Kemi progres: njerëzit po krijojnë një histori romantike mes dy burrave, pa u shqetësuar hiç nga fakti që janë dy burra. Sepse kur dy njerëz janë tërheqës, të çlirët dhe mirë me veten e tyre, publiku s’ka nevojë për etiketime.