Sasa: Albën nuk do doja ta kisha shoqe as jashtë shtëpisë [video]

Sasa: Albën nuk do doja ta kisha shoqe as jashtë shtëpisë [video]

Showbiz November 28, 2025 - 00:15

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka komentuar së fundi marrëdhënien e saj me Alba Pollozhanin.

Sasa tha se e ka provuar disa herë të krijojë një raport normal me Albën, por sipas saj, kjo nuk ka qenë e mundur.

“Me Albën nuk po mund të gjej gjuhë të përbashkët. E kam provuar por nuk mundem”, u shpreh ajo.

“Nuk mundem, jam e sigurt që edhe jashtë shtëpisë nuk do të doja ta kisha shoqe”, tha Sasa hapur.

Marrëdhënia e tensionuar mes Sasës dhe Albës ka qenë që nga fillimi i këtij reality shou.

Debatet, aleancat dhe raportet personale vazhdojnë të jenë një nga elementet që po e mbajnë të ndezur atmosferën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ndërkohë, publiku pret të shohë nëse situata mes tyre do të ndryshojë, apo nëse distanca do të thellohet edhe më shumë me kalimin e ditëve. /telegrafi