Pas aksidentit që pësoi disa muaj më parë, Osman Azemi vazhdon trajtimin në Turqi
Aktori i njohur shqiptar, Osman Azemi, po vazhdon trajtimin në Turqi pas aksidentit që pësoi disa muaj më parë.
Ndërsa ai nuk ka bërë ndonjë postim në rrjete sociale, një fotografi e fundit tregon aktorin i rrethuar nga disa miq që shkuan ta vizitojnë në spital.
Fotografia është shpërndarë në Instagram dhe tregon se ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Aksidenti i përjetuar ka qenë serioz dhe e ka detyruar aktorin të largohet për një periudhë nga skena dhe aktivitetet publike.
Tani, rikuperimi i tij vazhdon jashtë vendit, nën kujdesin e specialistëve turq.
Megjithëse ende nuk ka detaje zyrtare mbi ecurinë e trajtimit, thuhet se gjendja e tij është stabile.
Publiku mbetet me shpresë për rikthimin e Osmanit në skenë dhe aktivitetet e tij të zakonshme artistike në të ardhmen e afërt. /telegrafi
