Kjo banore po kërkon ta lërë shtëpinë e BBVK
Një zhvillim i papritur ka “tronditur” shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Një nga banoret më të komentuara, Saranda Hoda, ka shprehur (në formë shakaje) hapur dëshirën e saj për të ndërprerë lojën dhe për t’u larguar menjëherë nga shtëpia.
Ajo ngacmoi banorët duke treguar vendosmëri, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj është i pakthyeshëm.
Gjatë një bisede me dy bashkë-banorët, Ibro dhe Kushtrimi, Saranda e ka komunikuar qartë vendimin e saj për t’u larguar.
“Dua ta lë lojën, dua të shkoj te ‘Vëllai i Madh’ e ti them,” është shprehur ajo.
Menjëherë, reagimi i banorëve të tjerë ishte këshillues. Ibro, në veçanti, e ka inkurajuar Sarandën që të reflektojë mirë mbi këtë vendim dhe të mos ngutet, duke i sugjeruar që t’i mendojë gjërat mirë para se të ndërmarrë ndonjë hap. Megjithatë, këmbëngulja e Sarandës ka vazhduar.
Në kulmin e bisedës, Sasa i ka bërë thirrje direkte dhe të prerë “Vëllait të Madh” që ta thërrasë menjëherë në dhomën e rrëfimit për të biseduar.
Ajo theksoi se kjo ishte një kërkesë serioze, duke bërë që banorët të mendojnë se ajo po kërkon seriozisht largimin. /Prive By Liberta Spahiu