Labinot Rexha u këndon banorëve, Londrimi: Mos e ke “përbi” Ramadan Krasniqi, Danin? [video]

Labinot Rexha u këndon banorëve, Londrimi: Mos e ke “përbi” Ramadan Krasniqi, Danin? [video]

Showbiz November 26, 2025 - 00:15

Labinot Rexha është konkurrenti më i ri i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari nga Rahoveci iu bashkua spektaklit pas një votimi me shumicë “po”, i cili u hap gjatë prime-it të së hënës.

Gjatë ditës së sotme, mes diskutimeve dhe debateve, ai u ka kënduar banorëve në tarracë.

Megjithatë, Londrimi i tha se zëri i tij i ngjan shumë këngëtarit të njohur Ramadan Krasniqi – Danit.

“Para se me ardhë këtu, mos e ke ‘përbi’ Ramadan Krasniqin – Danin? Një ngjyrë identik, Dan”, i tha ai Labit.

Këngëtari u përgjigj duke thënë se Dani është një këngëtar i madh dhe madje tregoi se ka pasur edhe një bashkëpunim me të.

Më vonë, ai këndoi disa vargje nga kënga ikonike e Danit, “Tradhtare”.