Momenti kur në Grande Fratello u njoftua pjesëmarrja e Dolces në spektaklin italian [video]
Dolce do të jetë konkurrentja që do të shkëmbehet me një pjesëmarrës të spektaklit italian Grande Fratello, formatit “motër” të zinxhirit Big Brother.
Lajmi u bë i ditur në prime-in e së hënës të Big Brother VIP Kosova nga moderatori Alaudin Hamiti.
Sipas njoftimit, shkëmbimi do të ndodhë së shpejti: Dolce do të shkojë në formatin italian, ndërsa një konkurrent nga Italia do t’i bashkohet spektaklit në Kosovë.
Po ashtu u bë e ditur se Dolce do të qëndrojë atje për një javë, megjithëse mbetet e hapur mundësia që kjo të ndryshojë.
Asaj ende nuk i është komunikuar lajmi se do të udhëtojë drejt Italisë, por pritet t’i zbulohet në prime-in e së premtes.
Spektakli italian Grande Fratello ua ka bërë të ditur lajmin edhe disa prej konkurrentëve të tij, duke shfaqur gjithashtu edhe një pjesë të klipit prezantues të Dolces, të përgatitur fillimisht për spektaklin në Kosovë.