E vërteta e historisë së Elijonës, familja jep sqarime

E vërteta e historisë së Elijonës, familja jep sqarime

Showbiz November 24, 2025 - 21:00

Familja dhe menaxhmenti i banores së Big Brother VIP Kosova, Elijona, kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për të sqaruar keqinterpretimet që kanë qarkulluar së fundmi në mediat kosovare, të bazuara në informacione të marra nga mediat gjermane.

Kjo deklaratë ka për qëllim t’i japë fund spekulimeve rreth historisë së saj familjare.

Në deklaratë thuhet se Elijona ka jetuar për një periudhë prej pesë vitesh, në moshën 7 deri në 13 vjeç, pranë një familjeje gjermane. Ky qëndrim ka qenë një masë e përkohshme, e cila ishte vendosur derisa babai i saj biologjik të fitonte kujdestarinë e plotë në fillimet e jetës së tyre në shtetin e huaj.

Më tej, sqarohet se ka qenë vetë Elijona, në atë kohë e mitur, që ka vendosur të largohet nga familja gjermane dhe të kthehet të jetojë me babain e saj biologjik, pasi nuk ka pasur më dëshirë të vazhdojë qëndrimin atje. Për shkak të moshës së saj, në procesin e kthimit është përfshirë edhe policia gjermane, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj.

Në fund, familja thekson se çdo interpretim tjetër është i pasaktë dhe i deformuar.

Ata i kanë bërë thirrje mediave që të tregojnë përgjegjësi profesionale dhe të respektojnë faktet, duke mos luajtur me historinë e vajzës që, siç thuhet, “sot ka zgjedhur të shkëlqejë”. /Prive By Liberta Spahiu

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)