“Zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, ajo është thëngjill i mbuluar”, Alba hedh dyshime për sjelljen e Elijonës
Në oborrin e Big Brother VIP Kosova, banorët u përfshinë sot në një debat të gjatë rreth ngjarjes së spektaklit të kaluar, ku u transmetua videoja që tregonte bullizimin ndaj Elijonës dhe momentin ku Alba shihej duke e goditur me jastëk.
Situata vazhdon të ngjallë reagime, pasi secili prej të përfshirëve ka interpretime dhe përjetime të ndryshme.
Alba, e cila është vënë në qendër të kritikave, u përpoq të sqaronte pozicionin e saj dhe versionin e ngjarjes.
Ajo deklaroi: “Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’ sa për informacion. Tani ju lutem shumë, relative është çështja e ndjesisë, nuk është e caktuar fiks për çdo njeri. Çështja e energjisë dhe gjërave të tjera janë relative”.
Sipas Albës, ajo beson se keqkuptimet ishin shuar në bisedën me Elijonën, megjithatë, ajo dyshon se Elijona mund të ketë reflektuar ndryshe përballë banorëve të tjerë.
Ajo shtoi: “Në rast se më ka thënë për sy e faqe ‘kuptova’ dhe zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, atëherë ajo është thëngjill i mbuluar”.
Nga ana tjetër, Hygerta pati një mendim të prerë për të gjithë situatën, duke e parë ndryshe zinxhirin e ngjarjeve. Ajo u shpreh shkurt:
Debati la të kuptohej se tensionet mes banorëve vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes palëve, duke pritur se si do të evoluojë dinamika mes Albës, Elijonës dhe Benitës në ditët në vijim.