Reagimi i Bias pasi Toney e thërret “amore” shkakton të qeshura dhe komente pa fund
Një video qesharake nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova është bërë virale në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe një tjetër moment flirtues mes Bias dhe Toneyt, të cilët kohët e fundit janë komentuar shpesh për afërsinë e tyre.
Pas skenave të njëpasnjëshme ku dyshja ka flirtuar hapur, madje edhe kur Toney shihej duke e ndjekur me sy Bian teksa lahej në vaskë, në një video të re ai i drejtohet asaj me një përkëdheli të papritur duke i thënë: “Amore”.
Reagimi i Bias ishte menjëherë epik dhe tipik për të. Ajo, e habitur dhe e mbushur me humor, hap këmbët dhe vendos duart mes tyre, duke bërë një gjest që ka shkaktuar të qeshura, por edhe shumë reagime në rrjet.
Komentuesit nuk kanë humbur kohë për të ironizuar situatën, duke u habitur me mënyrën spontane dhe paksa provokuese të reagimit të Bias.
Ndjekësit kanë nisur të komentojnë me dhjetëra versione të interpretimit të asaj që ndodhi, duke e kthyer videon në një nga momentet më të diskutuara të ditës nga BBVK.
Ndërkohë, dinamika mes Bias dhe Toneyt vazhdon të mbetet një nga temat më të përfolura brenda dhe jashtë shtëpisë, duke lënë të gjithë në pritje se çfarë do të ndodhë më tej mes tyre.