Olta Gixhari shkëlqen në paraqitjen e mbrëmshme gjatë spektaklit të BBVK

Olta Gixhari shkëlqen në paraqitjen e mbrëmshme gjatë spektaklit të BBVK

Showbiz November 22, 2025 - 18:05

Mbrëmja e së premtes në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4 u shoqërua me një paraqitje të veçantë nga opinionistja Olta Gixhari, e cila edhe këtë vit vijon rolin e saj në panel, ndërsa asaj i është bashkuar këngëtarja e njohur Leonora Jakupi.

Olta u shfaq me një fustan elegant ngjyrë ulliri, i cili binte në sy për prerjen e tij dramatike me pala të varura në pjesën e përparme dhe të pasme.

Fustani i ngushtë, i realizuar nga një material i butë dhe i lëmuar, theksonte linjat trupore dhe krijonte një pamje shumë moderne e glamuroze.

Flokët e saj ishin të lëshuara, të stilizuara në valë të gjata dhe me shkëlqim, duke i dhënë paraqitjes një notë klasike dhe të rafinuar.

Grimi ishte po ashtu i realizuar me kujdes, nuanca të buta në sy, konturim i lehtë dhe buzë nude me shkëlqim, duke i dhënë fytyrës një pamje të ndritshme dhe shumë televizive.

Reagimet në rrjet po rezultojnë pozitive, pasi Olta po pëlqehet shumë nga publiku për stilin e saj të drejtë, mënyrën e të komentuarit dhe energjinë që sjell në studio.

Paraqitja e mbrëmshme vetëm sa e ka forcuar edhe më shumë prezencën e saj si një nga figurat më të spikatura të këtij edicioni të spektaklit. /telegrafi