Thyen rregullat e shtëpisë, momenti kur Londrimi dhe Alba futen bashkë në banjo

Thyen rregullat e shtëpisë, momenti kur Londrimi dhe Alba futen bashkë në banjo

Showbiz November 21, 2025 - 22:54

Gjatë prime-it të sotëm në Big Brother VIP Kosova 4, u shfaq një moment kur banorët Alba dhe Londrimi futen në banjo, duke thyer një nga rregullat e vendosura nga “Vëllau i Madh”.

Në të kaluarën, banorët që futeshin me qëllim në banjo për të manipuluar televotimin ose për të shmangur ndëshkimin, penalizoheshin direkt.

Megjithatë, kësaj radhe, BBVK ka vendosur të mos i dënojë menjëherë, pasi banorët duket se e kanë kuptuar gabimin e tyre dhe nuk ka pasur qëllim të drejtpërdrejtë manipulimi.

Megjithatë, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave, Alba, Benita dhe Londrimi do të shkojnë automatikisht në televotimin e së hënës, duke i dhënë mundësinë publikut të vendosë për fatin e tyre brenda shtëpisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet mes banorëve dhe debatet për respektimin e rregullave janë bërë pjesë e përditshme e programit. /telegrafi