E kapi për flokë, Klodiani i drejtohet Londrimit: Si do të kishe reaguar ti?
Gjatë një momenti në shtëpinë më të madhe në vend, situata u tensionua papritmas mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova.
Ngjarja ndodhi në kuzhinë, ku Klodiani po qëndronte i ulur, ndërsa Londrim Mekaj iu afrua dhe e kapi për flokësh.
Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme dhe krijoi një atmosferë të ngarkuar mes banorëve, të cilët ndiqnin me habi ndërveprimin mes tyre.
Më vonë, në një bisedë tjetër mes tyre, Klodiani vendosi ta sqarojë situatën duke e pyetur drejt e drejt Londrimin.
"Me t’i pas kap flokët unë, si kishe reagu?".
Londrimi iu përgjigj me ironi, duke e kthyer situatën në shaka: "Po nuk kam flokë unë. Do të më pëlqente sepse më kruhet shumë koka mua nga kapela. Lojën e bëj si të dua unë".
Pavarësisht tensionit fillestar, Mekaj e relativizoi ngjarjen me humor, duke e lënë të paqartë nëse situata do të mbyllet këtu apo do të ndikojë në vazhdim.
Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe po shkaktojnë reagime të ndryshme nga publiku, të cilët po presin për ndonjë vendim nga produksioni. /telegrafi