Tentoi t'i ulet në prehër - Toney e refuzon Bia Khalifën [video]

Tentoi t'i ulet në prehër - Toney e refuzon Bia Khalifën [video]

Showbiz November 20, 2025 - 23:08

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, marrëdhëniet mes banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe komenteve të publikut.

Një nga më të përfolurit kohët e fundit janë Toney dhe Bia Khalifa, të cilët janë komentuar për disa situata dhe sjellje mes tyre.

Së fundmi në një moment, Toney e ftoi Bia Khalifën të ulej pranë tij në divan.

Bia Khalifa tentoi t’i ulej në prehër Toneyt, një veprim që u pa si tepër spontan dhe jo i zakonshëm për dinamikën e tyre deri tani.

Toney reagoi menjëherë duke e larguar me butësi.

Jo jo, prit", ka qenë reagimi që bëri.

Marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother vijojnë të ofrojnë momente plot emocione dhe surpriza, ndërsa publiku mbetet 'i etur' për zhvillimet e reja.