Londrim Mekaj ironizon Benita Zenën me këngën e saj “Bugattin Bugattin e ndërrojmë”
Showbiz
November 19, 2025 - 16:08
Londrim Mekaj ka ironizuar këngëtaren Benita Zena brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai përdori vargjet e saj të njohura nga kënga “Bugattin Bugattin e ndërrojmë”, duke i kthyer ato në një thumb tallës.
Gjatë debatit, Londrimi tha: “Kaq është karriera e saj. Bugattin bugattin e ndërrojmë, Ferrarin Ferrarin e ndërrojmë, lokacionin s’ta çojmë, adios adios ta bëjmë".
Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Benita.
Këngëtarja iu përgjigj ashpër: “Kush të njeh ty? Mua më njohin të gjithë".
Momenti u bë një nga më të komentuarit brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
Reagimet në rrjete sociale janë të shumta dhe përplasja vazhdoi duke përmendur edhe gjëra të tjera.