Pas 24 orësh lë shtëpinë një banor i BBVK-së

Pas 24 orësh lë shtëpinë një banor i BBVK-së

Showbiz November 19, 2025 - 08:34

Këngëtari Mentor Haziri ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ai ua ka kumtuar këtë vendim banorëve para pak minutave, ku tha se nuk arriti t’i bëjë ballë izolimit.

Këngëtari mori vendimin vetëm 24 orë pasi u fut në shtëpinë më të madhe në Kosovë.

Haziri u shpreh hapur se izolimi ishte arsyeja kryesore që e shtyu të linte garën kaq shpejt.

“Nuk arrita t’i bëjë ballë izolimit”, ka deklaruar ai.

Pas njoftimit, këngëtari është përshëndetur me secilin prej banorëve dhe më pas ka dalë nga shtëpia, duke i dhënë fund një prej qëndrimeve më të shkurtra në historinë e edicionit.

Largimi i tij i hershëm ka hapur diskutime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit, sidomos duke pasur parasysh që hyrja e tij ishte pritur me kureshtje dhe entuziazëm. Tashmë shtëpia vazhdon me një banor më pak, ndërsa dinamika të reja pritet të formohen pas vendimit surprizues të Hazirit.