Burri që sulmoi Ariana Granden arrestohet dhe më pas lirohet, e pret dënimi prej 1,300 euro [video]
Burri që e kapi Ariana Granden në premierën aziatike të “Wicked: For Good” në Singapor të enjten në mbrëmje është arrestuar, liruar dhe është akuzuar në gjykatë ku përballet me një gjobë prej 1,540 dollarësh (1,326 euro).
Sipas BBC-së, Johnson Wen është akuzuar për sjellje të pahijshme në Singapor, pasi u filmua duke anashkaluar sigurimin dhe duke u nxituar drejt Grandes në tapetin e kuq. Kolegia e saj Cynthia Erivo ndërhyri për ta mbrojtur atë, dhe më pas të tjerë erdhën për ta ndihmuar.
Nëse shpallet fajtor, Wen përballet me një gjobë deri në 2,000 dollarë singaporianë (1,540 dollarë amerikanë). Mediat lokale raportojnë se Wen synon të pranojë fajësinë.
Australiani 26-vjeçar, i cili njihet me nofkën Pajama Man në Instagram, shpesh poston pjesëmarrjen e tij në evente të ndryshme ku përfshihen personazhe të famshëm. Ai më parë është shfaqur në skenë në koncerte të Katy Perry, The Weeknd, The Chainsmokers dhe të tjerëve. Ai madje arriti të kualifikohej në finalen e 100 metrave për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit 2024m raporton telegrafi.
Në historinë e tij në Instagram të enjten, Wen njoftoi se ishte "liruar pasi u arrestua".
Sulmi i Wen ndaj Grande-s shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale dhe postimi i tij për skenën në tapetin e kuq me mbishkrimin: "E dashur Ariana Grande, faleminderit që më lejove të kërcej në tapetin e verdhë me ty", zemëroi shumë njerëz.
"Si është e mundur që ai nuk është në burg?" pyetën përdoruesit e rrjeteve sociale.
Grande, Erivo dhe pjesa tjetër e kastit të "Wicked: For Good" janë duke nisur aktualisht një turne botëror për të promovuar filmin, i cili del më 21 nëntor.