P. Diddy arrestohet nga zyrtarët e burgut pasi kapet duke konsumuar alkool
Reperi P. Diddy ka qenë në qendër të një skandali të ri, teksa dyshohet se konsumon alkool brenda burgut.
Zëdhënësi i familjes së Diddy-t, Juda Engelmayer, i tha TMZ-së: “Z. Combs është në javën e tij të parë në FCI Fort Dix dhe është i fokusuar të përshtatet, të punojë me veten dhe të përmirësohet çdo ditë. Si çdo individ i njohur që gjendet në një mjedis të ri, gjatë qëndrimit të tij do të ketë shumë thashetheme dhe histori të ekzagjeruara - shumica e tyre të pavërteta. Kërkojmë që njerëzit t’i japin atij benefitet e dyshimit dhe privatësinë e nevojshme për t’u përqendruar në rritjen e tij personale me qetësi dhe qëllim”.
Ndërkohë, burime për TMZ kanë bërë të ditur se udhëtimi i Diddy-t drejt jetëshëndoshjes ka marrë një kthesë të papritur këtë javë në burg: ai është kapur duke konsumuar alkool të improvizuar dhe është futur në telashe me stafin korrektues.
Sipas burimeve, Diddy kishte në posedim alkool të bërë në mënyrë artizanale në Fort Dix, burg i sigurisë së ulët ku po vuan dënimin. Thuhet se përgatitej duke përzier Fanta, sheqer dhe mollë, të cilat liheshin të fermentoheshin për dy javë derisa të ktheheshin në një lloj pijeje alkoolike.
Ai u zbulua nga zyrtarët e burgut, të cilët fillimisht planifikuan ta transferonin në një njësi tjetër si masë disiplinore. Megjithatë, dy burime kanë konfirmuar për TMZ se vendimi është ndryshuar dhe Diddy do të qëndrojë në të njëjtën njësi.
Kujtojmë se Diddy i kishte treguar gjykatës para shpalljes së dënimit muajin e kaluar se ishte i pastër nga substancat për herë të parë pas 25 vitesh, duke pranuar se varësitë e kishin çorientuar dhe dërguar në një rrugë të gabuar.
Në një letër drejtuar gjyqtarit ai kishte shkruar: “Versioni i vjetër i imi vdiq në burg dhe një version i ri u rilind. Burgu ose do të të ndryshojë, ose do të të shkatërrojë - unë zgjedh të jetoj”.
Javën e kaluar u publikuan edhe fotografi të Diddy-t në oborrin e burgut në Nju Xhersi, ku ai shihej duke biseduar, qeshur dhe socializuar me të burgosurit e tjerë. /telegrafi