Sydney Sweeney tregon për një përvojë të hidhur gjatë një audicioni të saj
Sydney Sweeney ka ndarë një përvojë të hidhur nga një drejtor kasti gjatë një audicioni kur ishte vetëm 16-vjeçe.
Aktorja 28-vjeçare, e cila do të shfaqet së shpejti në filmin e ri “Christy”, foli për përvojat e saj të tmerrshme në audicione gjatë një interviste në emisionin Live With Kelly and Mark të martën.
Duke folur për biografinë e ardhshme filmike me prezantuesit Kelly Ripa dhe Mark Consuelos, Sydney rrëfeu përvojën e saj të rritjes në industrinë e filmit.
“E nisa që e vogël, ndaj kam pasur shumë audicione që nuk shkuan mirë. Më ka ndodhur të kem përballë drejtorë kasti që hanin patatina në sallë ndërkohë që unë po përpiqesha të jepja audicionin”.
“Më kanë thënë se duhet të ‘rregulloj fytyrën time’, gjë që nuk është aspak e këndshme kur je 16 vjeçe. Nuk është përvojë e mirë për t’u rritur në atë mjedis, por megjithatë mund të gjesh mënyra për ta marrë me sportivitet”.
“Do të dëgjosh më shumë herë ‘jo’ se sa ‘po’”, pohoi aktorja e njohur.
Sydney po promovon dramën biografike sportive që tregon historinë e ish-boksieres së njohur Christy Martin.
Filmi, i cili është drejtuar nga David Michôd, pritet të dalë në kinema më 7 nëntor.
Në projekt, Sydney merr përsipër rolin e Christy Martin, duke luajtur përkrah aktorëve Ben Foster, Merritt Wever dhe Katy O’Brian.