Pyetja e Rozana Radit vë në siklet Neda Ballukun: Nga ti e pres
Opinionistja e njohur, Neda Balluku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku për herë të parë ka folur hapur për ndarjen nga partneri i saj prej shumë vitesh, Ogren Balluku.
Lajmi i divorcit erdhi si surprizë për publikun, pasi çifti ishte konsideruar prej kohësh si një nga më të qëndrueshmit në botën e medias shqiptare.
Gjatë intervistës, Neda u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Rozana Radi, e cila e vuri disi në siklet opinionisten.
“Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?”, e pyeti Rozana, duke iu referuar kohës së publikimit të librit të Nedës.
Me qetësi, por edhe me një dozë humori, Neda iu përgjigj: “Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Nga ty e pres. Dhe përgjigja ime është se nga ty e pres këtë pyetje, por po. Sigurisht që është rastësi, sepse nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di të ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare".
Ndarja e saj nga Ogreni shënon fundin e një historie të gjatë dashurie dhe bashkëpunimi profesional, pasi çifti ishte njohur nga koha e Big Brother Albania dhe kishte ruajtur marrëdhënie të forta për vite me radhë.
Edhe pse e ka pranuar publikisht divorcin, Neda u shpreh se është e vendosur të ruajë privatësinë dhe të mos e kthejë këtë moment në pjesë të karrierës mediatike.