Dua hyn në botën e kujdesit të lëkurës me linjën e re “Dua by AB Science” në bashkëpunim me Augustinus Bader
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka hyrë në botën e kujdesit të lëkurës përmes një bashkëpunimi me markën luksoze gjermane Augustinus Bader, e njohur për teknologjinë e saj të avancuar në produktet kozmetike.
Së bashku ata kanë krijuar një linjë të re të quajtur 'Dua by AB Science', e cila synon të ofrojë cilësinë e lartë të markës me një çmim më të arritshëm për publikun e gjerë.
Linja përbëhet nga tre produkte bazë të përditshme: Balancing Cream Cleanser, Reneëal Cream dhe Supercharged Glow Complex.
Çmimet e tyre variojnë nga 37 deri në 79 euro, shumë më të ulëta krahasuar me gamën ekzistuese të Augustinus Bader, ku produktet e ngjashme shiten mes 70 dhe 280 eurove.
Të gjitha produktet e linjës së re janë formuluar me TFC5, një version i përmirësuar i kompleksit të patentuar të markës, i cili njihet për aftësinë e tij për të rigjeneruar dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës.
Ky përbërës është ekskluziv për linjën e Duas, duke e bërë atë unike brenda ofertës së Augustinus Bader.