Kim Kardashian fajëson ChatGPT për dështimin në provimin e jurisprudencës: Shpesh jep përgjigje të gabuara
Ylli amerikan televiziv dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, 45-vjeçare, zbuloi se përdori ChatGPT ndërsa studionte për provimin e jurisprudencës dhe pretendon se Inteligjenca Artificiale më shumë e pengoi se sa e ndihmoi.
Kim foli për përvojën e saj me inteligjencën artificiale në një intervistë për serinë "Lie Detector Test" të revistës Vanity Fair, ku aktorja tjetër Teyana Taylor e pyeti për aspekte të ndryshme të jetës së saj, nga këshillat e dashurisë deri te marrëdhënia e saj me teknologjinë.
Kur u pyet nëse e përdor ChatGPT për këshilla jetësore, këshilla dashurie, apo ndoshta e sheh atë si një "mik", Kardashiani fillimisht u përgjigj negativisht.
Megjithatë, ajo pranoi se e përdor atë për këshilla ligjore gjatë përgatitjes për provime.
"Sa herë që më duhet një përgjigje për një pyetje ligjore, bëj një fotografi të detyrës dhe e ngarkoj në ChatGPT. Por ai shpesh më çon te përgjigja e gabuar, kështu që vazhdoj të dështoj në teste për shkak të kësaj. Pastaj mërzitem dhe filloj t'i bërtas", tha Kim.
Taylor bëri shaka, duke pyetur nëse kjo do të thoshte se ajo dhe ChatGPT ishin në të vërtetë miq dhe rivalë në të njëjtën kohë.
"Po, pikërisht", konfirmoi Kim. "Dhe pastaj ai u përgjigj: "Kjo thjesht të mëson t’u besosh instinkteve të tua - e dije përgjigjen gjatë gjithë kohës".
Sipas Vanity Fair, një operator i poligrafit konfirmoi se Kardashian nuk po gënjente kur foli për përdorimin e ChatGPT-së.