 
 
													Jon Bon Jovi flet për plakjen, flokët e thinjura dhe kirurgjinë plastike
Jon Bon Jovi (68) ka folur hapur për plakjen dhe ndërhyrjet estetike gjatë një pjesëmarrjeje të fundit në podcastin How to Fail. Edhe pse pranon se do të donte të dukej si dikur në moshë të re, ai zbuloi se si e përballon plakjen dhe pse nuk do të nënshkruhej kurrë për operacione estetike.
“E përballoj mirë këtë gjë, nuk do të shkoj kurrë tek operacionet, flokët i kam të thinjur dhe së paku ende i kam”, tha Jon. “Nuk kam bërë asnjë operacion, as injeksione botoksi, operacione të syve apo buzëve, apo çfarëdo tjetër që bëhet sot. Asgjë nga kjo nuk më intereson, dhe nuk do ta bëja kurrë”.
Muzikanti pranoi se “duhej të pajtohej me faktin që ka flokë të thinjur”, ndërsa nuk donte që stilistët të përpiqeshin t’i ngjyrosnin ato. “E urrej ngjyrosjen e flokëve. Prandaj rreth 12-13 vite më parë thjesht thashë: ‘Le të shkojë ku të dojë’. Nuk doja ta bëja dhe kështu u detyrova të pranosh plakjen”, shtoi ai.
Gjatë intervistës, Jon foli edhe për pamjen e tij në të rinjtë. “Shikoj fotot e mia tani dhe nuk jam i lumtur,” tha ai. “Shikoj veten në 30, 40, 50 vjeç dhe them: ‘Po, do të doja të dukesha kështu’, por nuk dukem”.
Megjithatë, plakja sjell edhe përparësitë e veta, dhe Jon shpreson vetëm që shëndeti t’i qëndrojë pranë. “Disa vitet e ardhshme mund të jenë të mrekullueshme nëse jam mirë fizikisht,” shpjegoi ai. “Shëndeti është, sigurisht, numër një. Gjithmonë mund të fitosh para. Gjithmonë mund të shkruash një këngë tjetër. Por shëndeti yt është çelësi i gjithçkaje”.
Përveç plakjes, Jon Bon Jovi ka folur me entuziazëm edhe për një rol të ri në jetë - atë të gjyshit. Djali i tij, Jake Bongiovi, dhe bashkëshortja Millie Bobby Brown, këtë verë kanë adoptuar një vajzë. /telegrafi
 
 
											