Kendall Jenner: Isha shumë xheloze për motrën time, Kylien

Kendall Jenner: Isha shumë xheloze për motrën time, Kylien

Showbiz October 30, 2025 - 16:42

Modelja e njohur, Kendall Jenner, ka pranuar se në fëmijëri ka qenë 'xheloze' për motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, pasi prindërit e tyre, Kris dhe Caitlyn Jenner, ishin shumë më pak të rreptë me të.

Detajet janë zbuluar në episodin më të ri të reality-shout “The Kardashians”.

Duke kujtuar ditët e adoleshencës, Kylie tregoi se shpesh pinte marijuanë me miqtë në shtëpinë familjare në Hidden Hills, ku ishte xhiruar pjesa më e madhe e serisë “Keeping Up With the Kardashians”.

“Kylie pinte para meje", tregoi Kendall në episodin e transmetuar më 30 tetor.

“U zemërova shumë me të. I thashë: ‘Ti je një e degjeneruar'".

Më pas gjërat ndryshuan. “Në fund, fillova të pija me ta dhe u kënaqa më shumë se kurrë. Ishte shumë bukur”, shtoi ajo.

Sipas saj, ato kishin vetëm 16 dhe 14 vjeçe kur ishin fshehur për të pirë.

Kylie konfirmoi se, si fëmija më i vogël në familje, kishte arritur të shmangte shumë nga rregullat e shtëpisë.

Përveç Kendallit dhe Kyliet, Kris Jenner ka edhe fëmijët Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian nga martesa me të ndjerin Robert Kardashian.