Ç’nënkupton shiriti në krahun e Rita Orës?
Showbiz
October 29, 2025 - 15:03
Rita Ora pati një paraqitje unike bashkë me bashkëshortin e saj, në një event të zhvilluar nga magazina “Vogue”.
Ylli shqiptar me famë botërore veshi një kostum të zi me këmishë të bardhë.
Por vëmendjen e mori një shirit i lidhur në krahun e këngëtares.
“Emigrante” shkruan në shiritin e Ritës, fjalë kjo e shkruar nga vetë dora e artistes.
Përmes kësaj simbolike, ajo ka tentuar të përçojë mesazh për të drejtat e emigrantëve.
Rita, si një emigrante vetë, ka folur jo rrallë herë për peripecitë që kalojnë njerëzit që vendosin të emigrojnë.
