Përplasje e ashpër mes Xhenetës dhe Gresës për Instagram-in

Përplasje e ashpër mes Xhenetës dhe Gresës për Instagram-in

Showbiz October 28, 2025 - 12:34

Pas intervistës së mbrëmshme në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku Gresa Gashi foli për raportin e saj me Xheneta Fetahun dhe faktin që kjo e fundit e kishte zhdukur nga rrjetet sociale, situata mes dy ish-banoreve të “Big Brother VIP Kosova” ka marrë përmasa publike.

Vetëm pak orë pas transmetimit, Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër në Instagram, duke e akuzuar Gresën për gënjeshtra dhe manipulim të publikut. Ajo shkroi:

“Wtf edhe qita e pash po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite n’private pse m’ke hek, ta jepa përgjigjen pse duhesh me dalë e me rrejt publikisht”.

Nga ana tjetër, Gresa i është kundërpërgjigjur me tone më të qeta, duke sqaruar se intervista ishte realizuar më herët:

“Kjo intervistë u bo ma herët oj zemër, qetsohu chill”.

Situata duket se ka ndezur debatet online mes fansave të të dyja ish-banoreve.