Familja në frikë për Britney Spearsin: Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija
Familja e Britney Spearsit është gjithnjë e më e shqetësuar për këngëtaren, e cila ka treguar shenja të një sjelljeje gjithnjë e më të paqëndrueshme, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Të dashurit e saj tani po shqyrtojnë se si ta ndihmojnë dhe të ndërhyjnë përpara se situata të dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Konkretisht, Britney është filmuar disa herë kohët e fundit në situata shqetësuese - nga drejtimi i makinës në drejtim të kundërt pas një daljeje nate, deri te sjellja e papërshtatshme në një restorant, ku mezi qëndronte në këmbë dhe hidhte gota në dysheme.
Këto skena, pohojnë burime pranë familjes, të kujtojnë periudhën e trazuar të vitit 2007 kur këngëtarja pësoi një krizë nervore publike, ka rruar kokën, humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe përfundoi në spital.
Kujdestaria zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe gjatë asaj periudhe pothuajse çdo aspekt i jetës së saj ishte nën kontrollin e të tjerëve.
"Ka shumë shqetësime. Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija tani. Është e frikshme. Pyetja është se si ta ndihmojmë pa përsëritur traumën e së kaluarës", tha një burim pranë familjes.