Sara e ashpër me ndjekësin: Nuk më duhej finalja e B.B., u martova me një nga djemtë më të suksesshëm shqiptar

Sara e ashpër me ndjekësin: Nuk më duhej finalja e B.B., u martova me një nga djemtë më të suksesshëm shqiptar

Showbiz October 28, 2025 - 10:19

Një deklaratë e Sara Gjordenit duket se ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 i është përgjigjur një pyetjeje nga ndjekësit në Instagram, konkretisht për në finale të atij edicioni.

Në përgjigjen e saj, Sara theksoi se nuk e ka parë finalen si qëllim kryesor, pasi sipas saj, suksesi që ka arritur pas daljes nga formati është shumë më i madh.

Ajo përmendi se ka fituar dy deri në tre herë çmimin e madh të BBV-së vetëm përmes kontratave në Instagram, si edhe theksoi jetën e lumtur personale.

“U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita e bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar”.

Sara shtoi gjithashtu se ndjehet e plotësuar nga dashuria dhe mbështetja që merr nga ndjekësit.

“Kam qindra mijëra njerëz që më duan dhe forcohen çdo ditë e më tepër nga kurajo që kam reflektuar në jetë duke e marrë si shembull… Ti thua finalja e BBV ”.