Kida paralajmëron këngë të re, ndryshe nga stili i saj
Me ftohjen e motit duket se po ftohet edhe ritmi i verës për Kidën, e cila po përgatitet të sjellë një dimension krejt tjetër të vetes në muzikë.
Këngëtarja, e njohur për energjinë dhe hitet e saj ritmike, këtë herë ka zgjedhur të vijë me një atmosferë më të ndjeshme dhe emocionale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një sekuencë të shkurtër nga projekti i saj më i ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti, duke ngjallur menjëherë kureshtje e emocione.
Nga fragmenti i publikuar, kuptohet se bëhet fjalë për një baladë të thellë dhe të ndjerë, që do ta tregojë Kidën në një dritë të re – më të pjekur, më të ndjeshme dhe ndoshta më të afërt me publikun sesa kurrë më parë.
Me paralajmërimin “ndryshe”, ajo duket se po hyn në një kapitull të ri artistik, ku zëri, ndjenjat dhe muzikaliteti marrin rolin kryesor.
Ndiqni më poshtë një copëz nga ky projekt, që pritet të kthehet në një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni muzikor. /Prive By Liberta Spahiu