Lela Seferi thyen heshtjen, flet lidhur me ndarjen e përfolur nga Leo
Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjete sociale, Lela Seferi ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të reagojë për herë të parë lidhur me ndarjen e përfolur nga Leo.
Ish-banorja e BBVK ka ndarë një mesazh të gjatë në InstaStory, ku flet me sinqeritet për gjykimet, keqkuptimet dhe forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.
Në shkrimin e saj, Lela tregon se ndonëse është komentuar dhe gjykuar shumë, ajo ka mësuar të mos ketë më nevojë të shpjegojë apo të justifikohet për asgjë.
“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje e imja sikur të isha një personazh dhe jo një njeri.
Por, unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde”, shkruan ajo.
Më tej, ajo thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë dhe se është gati të përqendrohet te vetja, qetësia dhe projektet e saj të reja.
“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë. Dua të ec përpara, me qetësi, me dinjitet, dhe me gjithë projektet që më presin. Sepse çdo fund që vjen, është fillim i një jete më të vërtetë”.
Me këtë reagim, Lela i dha fund zërave për ndarje dhe njëkohësisht shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj.
