
“6ex AM”, kënga e re e Ledri Vulës
Showbiz
October 22, 2025 - 20:54
Ledri Vula ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “6ex AM”.
Kënga vjen me një vijë melodike të qetë, por sigurisht nuk mungon reptura karakteristike e Ledrit që e dallon në çdo projekt.
Me energjinë dhe stilin e tij unik, “6ex AM” pritet të bëhet një ndër këngët që do të dëgjohet pa pushim nga fansat.
Duket se reperi ka sjellë edhe këtë herë një balancë perfekte mes melankolisë dhe ritmit urban, duke dëshmuar se di gjithmonë si ta mbajë publikun të lidhur pas muzikës së tij.