DJ Dagz dhe DJ PM takohen me Edon Zhegrovën në Madrid, para përballjes Real Madrid – Juventus

DJ Dagz dhe DJ PM takohen me Edon Zhegrovën në Madrid, para përballjes Real Madrid – Juventus

Showbiz October 22, 2025 - 14:52

DJ Dagz dhe DJ PM kanë pasur një takim të veçantë në Madrid me yllin e ri të Juventusit, futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.

Treshja u fotografuan së bashku, ndërsa ndanë momente miqësore përpara derbit të shumëpritur mes Real Madridit dhe Juventusit, që zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Zhegrova aktualisht luan për Juventusin, DJ Dagz nuk e fshehu simpatinë për ekipin kundërshtar, duke treguar se është fans i Real Madridit, ekipit spanjoll.

“Një takim i madh larg nga shtëpia me vëllain tonë @edonzhegrova. Edhe pse nesër jam fans i Real Madridit”, shkroi ai në një postim në Instagram, shoqëruar me dy fotografi të përbashkëta.

Zhegrova iu bashkua Juventusit këtë sezon, në një transferim të bujshëm që shënon një moment kulmor në karrierën e tij si futbollist profesionist.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ DAGZ (@dj_dagz)