Hailey Bieber dhe Selena Gomez gjenden në të njëjtin vend, por nuk takohen
Hailey Bieber dhe Selena Gomez iu shmangën njëra-tjetrës në Academy Museum Gala 2025, pas rikthimit të debateve mes tyre.
28-vjeçarja iu bashkua Kendall Jenner, kurse Selena ishte e shoqëruar nga bashkëshorti, Benny Blanco.
Në një intervistë për Wall Street Journal, duket sikur Hailey ka thënë diçka referuar Selena. Ajo u pyet sesi ndihet për konkurrencën tani që produktet e saj janë në shitje në Sephora, krah markave të tjera, përfshirë Rare Beauty që i përket Gomezit.
“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë”, tha ajo. Edhe pse nuk e veçoi Rare Beauty, ajo shtoi: “Nuk ndiej konkurrencë nga njerëzit që nuk më frymëzojnë”.
Ajo bëri edhe një koment për blerësit që krahasojnë markat mes tyre: “Është gjithmonë acaruese që të të vënë përballë të tjerëve. Nuk kërkova këtë. Kur njerëzit të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar një histori për ty në mendjen e tyre, s’e ke ti në dorë ta ndryshosh”.
Një zëdhënës i Hailey tha se fjalët e saj nuk ishin “për Selena Gomez”. Kjo e fundit u përgjigj përmes Instagram Story ku shkroi:
“Lëreni tjetrën rehat. Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk më ndikon në jetën time. Ka lidhje me rëndësinë, jo inteligjencën. Tregohuni të mirë. Të gjitha markat më frymëzojnë. Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që më në fund të pushojmë të gjithë.
”Prej vitesh, fansat përkatës janë munduar të krijojnë idenë se mes vajzave ka armiqësi, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të treguar të kundërtën.
