
Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur
Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.
Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.
Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë”.
Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova”.
Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’u japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij. /oranews