Joe Jonas ndan të pathëna për jetën e tij romantike, dy vjet pas ndarjes nga Sophie Turner

Joe Jonas ndan të pathëna për jetën e tij romantike, dy vjet pas ndarjes nga Sophie Turner

Showbiz October 21, 2025 - 11:32

Joe Jonas po përpiqet sërish të gjejë dashurinë.

Në një intervistë për Esquire, këngëtari 36-vjeçar i Jonas Brothers foli për jetën e tij romantike dhe vështirësitë që ka me takimet, sidomos gjatë turneut të grupit "Jonas20: Greetings From Your Hometown".

“Kur ke pesë koncerte radhazi, nuk është e lehtë të takosh dikë për kafe”, u shpreh ai.

Joe tha gjithashtu se nuk përdor aplikacione takimesh, por pranoi se ka njohur njerëz përmes Instagram-it dhe TikTok-ut, duke shtuar se këto gjithsesi janë aplikacione.

Ky rrëfim vjen rreth dy vite pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja, aktorja Sophie Turner.

Çifti ishin martuar për dy vite dhe kishin dy vajza së bashku — Willa (5 vjeç) dhe Delphine (3 vjeç). Joe Jonas bëri kërkesë për divorc në shtator të vitit 2023.

Pas një beteje të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve, divorci u finalizua një vit më vonë, në shtator 2024.

Ndërkohë, Sophie Turner ka vazhduar jetën dhe është në një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson.

Pavarësisht thashethemeve për ndarje më herët këtë vit, dyshja janë ende bashkë dhe marrëdhënia e tyre po ecën mirë.

Joe Jonas, nga ana e tij, pati një lidhje të shkurtër me modelen Stormi Bree. Ai së fundmi pranoi se ishte “frikësuese dhe e vështirë” të fillonte nga e para pas ndarjes.

Image
Image