
Eminemi dhe stilistja shqiptare Katrina Malota shihen së bashku për herë të parë
Pas javësh spekulimesh për një marrëdhënie mes reperit legjendar, Eminem, dhe stilistes së tij të besuar, Katrina Malota, tani janë shfaqur pamjet e para që duket se i vërtetojnë thashethemet.
Në video, dyshja shihet duke u futur në të njëjtën makinë pas një daljeje në një restorant në Detroit, dhe momenti është shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Burime pranë TMZ-së tregojnë se Marshall Mathers dhe Malota janë bërë më të afërt muajt e fundit, pas viteve bashkëpunim profesional.
Katrina Malota, e njohur ndërkombëtarisht si stiliste dhe make-up artiste, ka punuar më parë me emra si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Megjithatë, as ajo dhe as Eminem nuk kanë komentuar publikisht lidhjen e tyre të mundshme.
Reperi është gjithmonë i kujdesshëm për jetën private, por pamjet e fundit duket se hedhin një dritë të re mbi historinë e tij sentimentale. /telegrafi